Bota

Putin bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, diskutojnë për konfliktin në Ukrainë

23 Mars 2022, 16:15 Nga DOSJA
Putin bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, diskutojnë për

RUSIPresidenti rus, Vladimir Putin foli sot përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, ka thënë Kremlini.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, Bennett ndau disa ide në lidhje me negociatat në vazhdim dhe dha vlerësimin e tij për situatën rreth Ukrainës.

Ai vjen një ditë pasi Putin bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron për kushtet e një armëpushimi të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më herët gjatë ditës së sotme, Putin u tha zyrtarëve të qeverisë përmes lidhjes video se vendet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë për gazin rus në rubla.

Ai tha gjithashtu se një numër vendesh perëndimore morën vendime të paligjshme për të ashtuquajturën ngrirje të aseteve ruse dhe si rezultat kishin minuar “besimin për ato monedha”. 

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi naftali bennett vladimir putin lufta ukraine-rusi naftali bennett vladimir putin

Sondazh

Poll