Bota

Klitschko: 264 civilë të vrarë në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus

23 Mars 2022, 16:07 Nga DOSJA
Klitschko: 264 civilë të vrarë në kryeqytetin ukrainas

UKRAINË- Gjithsej 264 civilë janë vrarë në kryeqytetin ukrainas të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus, tha kryebashkiaku i qytetit.

Sipas Skynews, Vitali Klitschko tha se katër fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga forcat ruse. Ai shtoi se betejat po zhvillohen në zonën e Liutizh, një fshat rreth 20 milje në veri të Kievit.

Duke folur me gazetarët ndërsa në sfond mund të dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna armësh, Klitschko tha se forcat ukrainase kanë arritur gjithashtu të rimarrin kontrollin e zonave në veriperëndim dhe verilindje të qytetit.

Dje, Ukraina tha se kishte marrë përsëri kontrollin e qytetit perëndimor të Makariv, por SHBA tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte pretendimet.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitali klitschko lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll