Bota

I zhdukur prej 12 ditësh/Misteri rrethon ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu

23 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
I zhdukur prej 12 ditësh/Misteri rrethon ministrin rus të mbrojtjes,

RUSI-Misteri mbulon “zhdukjen” publike të ministrit të mbrojtjes ruse, të Sergei Shoigu në dy javët e fundit dhe ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës ka nisur para një muaji.

Informacionet e qarkulluara në Telegram nga agjencia e pavarur ruse dhe të riprodhuara nga mediat ukrainase, flasin edhe për një sëmundje të rëndë të ministrit rus të Mbrojtjes, i cili teorikisht, në këtë moment, duhet të jetë gjithmonë në vijën e parë. Megjithatë, ai ka pushuar së shfaquri në publik që nga 11 marsi, kur Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hulusi Akar. Në të njëjtën ditë, ministria publikoi një video që tregonte Shoigu duke vizituar Spitalin Qendror Ushtarak Mandryk, ku ai u dha çmime ushtarakëve rusë që morën pjesë në ofensivën ruse kundër Ukrainës.

Më 18 mars, emri i Shoigu u përmend në një postim në faqen e internetit të Kremlinit, ku thuhej se Putini kishte diskutuar pushtimin rus të Ukrainës me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Në postim thuhej se në takim ka qenë edhe Shoigu, por video dhe foto nga ai takim nuk janë publikuar.

Në të njëjtën ditë, 18 Mars, kanali rus Channel Onetransmetoi një reportazh me Shoigu duke dhënë çmime. Kanali raportoi se ngjarja ka ndodhur atë ditë, por imazhi i përdorur duket se është marrë nga një video, e cila është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes më 11 mars. Lajmet e fundit në profilin e Shoigu në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes datojnë gjithashtu në 11 mars.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.a/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hulusi akar lufta ukraine-rusi sergei shoigu hulusi akar lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll