Bota

E rëndë në Greqi/31-vjeçari punëson adoleshenten në Facebook si dado dhe e përdhunon

23 Mars 2022, 15:48 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/31-vjeçari punëson adoleshenten

GREQI- Një rast i rëndë është shënuar në shtetin fqinj ku një 31-vjeçari punësoi një 18-vjeçare përmes Facebook-ut si kujdestare për fëmijë dhe e përdhunoi nën kërcënim e thikës në një apartament në New Philadelphia.

Sipas mediave vendase, rasti i tmerrshëm i përdhunimit u zbulua të dielën, më 20 mars ku autori, i cili nuk ka fëmijë, ka lënë takim në një pallat në rrugën Anagenniseos në New Philadelphia me pretekstin se kërkonte me urgjencë një dado për vajzën e tij trevjeçare.

Me të mbërritur në banesë 18-vjeçarja pyeti se ku ishte vogëlushja ku 31-vjeçari u përgjigj se vajza do të vinte së shpejti në banesë dhe për ta qetësuar të renë ai bëri sikur fliste në telefon me miqtë e tij që do të ktheheshin shpejt në shtëpi. Pak më vonë i ka kërkuar 18-vjeçares që ta ndiqte brenda në banesë për t’i treguar dhomën e fëmijëve. Megjithatë, sipas burimeve policore, përdhunuesi e ka çuar vajzën në dhomën e gjumit, pasi në banesë nuk kishte dhomë për fëmijë.

Aty, para se 18-vjeçarja të arrinte të reagonte, ai i vuri një thikë në fyt dhe e përdhunoi. Në fakt, pas përfundimit të aktit të tij të rëndë, 31-vjeçari është larguar nga banesa duke lënë derën hapur. Sipas informacioneve, kamerat e shtëpive fqinje kanë regjistruar 31-vjeçarin duke ikur nga
pallati. Viktima pas skenës që ka përjetuar ka gjetur forcën dhe ka ngritur padi ndaj përdhunuesit të saj 31-vjeçar, si pasojë në mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve.  Pasi vajza e njohu përdhunuesin nga profili i tij në Facebook, policia vijoi arrestimin e tij në rrugën Tsamadou në Pire, pas një urdhër arresti nga Prokuroria.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni perdhunim ne greqi perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll