Bota

Ambasadori ukrainas thirrje OKB-së të votojë rezolutën për ndërprerjen e armiqësive

23 Mars 2022, 15:31 Nga DOSJA
Ambasadori ukrainas thirrje OKB-së të votojë rezolutën

UKRAINË- Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme të votojë në mbështetje të një rezolute që bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse.

Rezoluta, e cila nuk është detyruese, është bashkë-nënshkruar nga afro 100 vende të tjera anëtare, duke përfshirë SHBA-në.

Nesër shënon një muaj nga pushtimi. një muaj që kur jetët e ukrainasve u ndanë në dy pjesë, një e kaluar paqësore dhe tani e mbushur me luftë, vuajtje, vdekje dhe shkatërrim”,- tha ai në Asamblenë e Përgjithshme në vazhdim i takimit urgjent të OKB-së.

Rezoluta dënon gjithashtu pasojat e tmerrshme humanitare që nga pushtimi i Rusisë dhe ripohon përkushtimin ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Mijëra ukrainas janë të vdekur dhe ata vdiqën për shkak se Rusia vendosi të sulmojë, sulmoi Ukrainën, sulmoi paqen, sulmoi të gjithë ne.”-shtoi ai.

Të paktën 902 janë vrarë dhe 1,459 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, tha të dielën Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

LAJMI KRYESOR/ “Rusia është përgjegjëse”/ Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, shqyrtohen rezolutat

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota asambleja e pergjithshme e okb lufta ukraine-rusi sergiy kyslytsya asambleja e pergjithshme e okb lufta ukraine-rusi sergiy kyslytsya

Sondazh

Poll