Bota

‘Ju e dini kush është fajtori’, Zelensky thirrje për ndihmë nga ligjvënësit francezë

23 Mars 2022, 14:56 Nga DOSJA
‘Ju e dini kush është fajtori’, Zelensky thirrje për

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua sot ligjvënësve dhe senatorëve francezë duke fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për krime lufte dhe u kërkoi ligjvënësve francezë që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të atyre që humbën jetën gjatë luftës së Ukrainës me Rusinë.

Sipas Skynews, duke folur përmes lidhjes video nga zyra e tij në Kiev, fjalimi i Zelenskyy erdhi një ditë pasi ai foli me presidentin francez Emmanuel Macron për kushtet e një armëpushimi të mundshëm me Rusinë.

“Ju e dini kush është fajtori”, tha ai, duke i bërë thirrje Francës të kujtojë mizoritë e Luftës së Parë Botërore.

E dini, tha ai gjithashtu, se çfarë do të thotë slogani “Liri, Barazi, Vëllazëri”, duke i kërkuar Francës të forcojë vendin e saj në çdo mënyrë, ndërsa u bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia.

Sipas Presidentit të Senatit Francez, ishte hera e parë në histori që presidenti i një vendi ndërluftues flet para Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll