Bota

Mal i Zi në krizë për miell, ndalimi i eskporteve nga Serbia po shkakton mungesa

23 Mars 2022, 14:21 Nga DOSJA
Mal i Zi në krizë për miell, ndalimi i eskporteve nga Serbia po

MAL I ZI- Rezervat e miellit në Mal të Zi tani vlerësohen nga dhjetë deri në 15 ditë. Ministria e Bujqësisë është ende duke diskutuar me kolegët në Serbi për mundësinë e heqjes së ndalimit për sasitë e grurit dhe miellit që tashmë janë porositur, por edhe për të negociuar importet nga tregjet e tjera.

Sipas Vijestit, nëse Serbia nuk e heq ndalimin deri në fund të javës, mielli dhe gruri do të duhet të importohen nga tregjet e tjera me çmime dukshëm më të larta, gjë që mund të shkaktojë sërish rritje të çmimeve për produktet e furrës dhe të krijojë mungesë në tregjet e pakicës.

Qeveria serbe vendosi një ndalim për eksportet e miellit dhe drithërave më 10 mars për të gjitha vendet, megjithëse presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dy ditë më parë se vendet e rajonit do të përjashtoheshin, duke përmendur Maqedoninë veriore, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën. Megjithatë, më 17 mars nuk u mor asnjë vendim për ndonjë përjashtim, por u vendos ndalimi i eksportit të vajit ushqimor.

Furra të vogla buke nuk kanë stoqe të tyre, por tashmë po blejnë nga shitësit me pakicë, ndërsa stoqet janë ulur ndjeshëm edhe në furrat e mëdha. Nëse të enjten apo të premten nuk ka vendim të Serbisë për lejimin e eksportit në Mal të Zi, të gjithë do të fillojnë të porosisin sasi të konsiderueshme të miellit nga tregjet e tjera, kështu që në atë rast çmimet e reja të bukës dhe brumërave do të dihen javën e ardhshme.

Ministrat e Bujqësisë së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dje, siç thuhet në deklaratë, në Beograd kanë diskutuar për “Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, rëndësia e së cilës posaçërisht theksohet në situatën aktuale kur shumë tregje në botë po mbyllen.

Temë kryesore e takimit të dy ministrave ka qenë eksporti i sasive të dakorduara të grurit, misrit, miellit dhe vajit para vendosjes së ndalimit. Është rënë dakord që eksporti në bazë të sasive të dakorduara më parë të produkteve të përmendura të vazhdojë me dinamikën e përcaktuar edhe në periudhën në vijim”, thuhet në njoftim.

Vendet e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, e formuar në vitin 2019, janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ndërsa BiH dhe Mali i Zi kanë refuzuar të bashkohen. Politikanët e asaj kohe e vlerësuan këtë iniciativë si të panevojshme, sikur të ishte një projekt politik i Aleksandar Vuçiqit. Prandaj, ekziston mundësia që ndalimi të hiqet vetëm për anëtarët e saj.

Për faktin se Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi nuk ka lejuar hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi për zgjedhjet në Serbi, jashtë konsullatave ekzistuese serbe, Vuçiq ka thënë dy ditë më parë se Mali i Zi “do të marrë një përgjigje me ndikim të gjerë. Shoqata e Industrisë së Mullirit të Serbisë kërkoi heqjen e ndalimit të eksportit, sepse ata kanë miliona tonë tepricë në magazinë dhe një korrje e re e grurit do të fillojë pas katër muajsh.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza e dritherave rritja e cmimeve prej luftes kriza e dritherave rritja e cmimeve prej luftes

Sondazh

Poll