Art&Argëtim

“Dasma simbolike” e Silvio Berlusconit kushtoi plot …400 mijë euro!

22 Mars 2022, 14:31 Nga DOSJA
“Dasma simbolike” e Silvio Berlusconit kushtoi plot …400

ITALI– “Festimi i dashurisë” i Silvio Berlusconit me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina përllogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Sipas Daily Mail, dasma u zhvillua në vilën historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me partnere e tij në fillim të vitit 2020. 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie, me vello.

Sipas gazetës britanike, arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të ish-kryeministrit 85-vjeçar. Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”.

Mirëpo, duket se më në fund i ka kapërcyer këto ndjenja hidhërimi. Ajo kishte veshur një fustan Antonio Riva, prej dantelle franceze me bisht 3.5 metra të gjatë, me koston që llogaritet rreth 20 mijë euro. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz marta fasina silvio berlusconi marta fasina silvio berlusconi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Mars 2022, 10:29

Bukuri natyrale! Dua Lipa fotografohet pa makeup

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është fotografuar së fundmi nga paparaci, pa grim natyrale teksa ishte duke shëtitur në rrugët e Hollywoo...