Art&Argëtim

Po krijon parti? Flor Binaj hedh poshtë lajmet: Port’hale që kundërmojnë! S’kam plane

22 Mars 2022, 18:54 Nga DOSJA
Po krijon parti? Flor Binaj hedh poshtë lajmet: Port’hale që

TIRANË– Aktori i humorit Florjan Binaj ka hedhur poshtë lajmet se është larguar nga programi ‘Portokalli’ për të krijuar një parti politike. Në një postim në Instastory, ai ka mohuar që kjo gjë që u raportua orët e fundit në shumë portale të jetë e vërtetë, ndërkohë që mediat i ka konsideruar ‘kundërmuese’ që bëjnë gjithçka për klikime. Sipas Binajt, kush e do të vërtetën e planeve të tij e merr vesh vetëm nga Instagrami dhe jo nga titujt që bëhen vetëm për klikime.

“Shoh lloj lloj port’halesh që shkruajnë që e kam lënë Portokallinë për tu bërë kryetar partie…Të dashur miq dhe mikesha, e para flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj! E dyta, arsyeja përse këto port’hale bëjnë tituj të tillë është që ju të hyni brenda dhe të lexoni, të shikoni reklamat të cilat sponsorizojnë këto port’hale! (punë klikimesh) E treta, nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh nga Instagrami im, aty ku buron dhe jo aty ku kundërmon!”- shkruan Binaj në një postim në Instastory.

Shumë media raportuan në orët e fundit se Binaj ka ikur nga programi i ‘Portokallisë’ për të krijuar një parti politike. Lajmet erdhën pasi aktori u bë dhe pjesë e protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve. Dyshimet lindën edhe kur u vu re mungesa e Binajt në promon e re të programit të humorit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz florjan binaj florjan binaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Mars 2022, 09:21

Reperi Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

PUERTO RIKO- Reperi i njohur Daddy Yankee, njoftoi se do të tërhiqet nga industria e muzikës. Daddy ka deklaruar në një video të postuar në Youtube, se kjo garë...