Art&Argëtim

Përse nuk çoi në nominim Ilirin dhe Donaldin? Monika: Produksioni s’donte

23 Mars 2022, 09:08 Nga DOSJA
Përse nuk çoi në nominim Ilirin dhe Donaldin? Monika:

TIRANË- Pas 1 muaji, Monika Lubonja ka treguar se përse nuk dërgoi në nominim Donald Veshajn dhe Ilir Shaqirin. Në një moment, ajo u vendos brenda shtëpisë së Big Brother që të bënte një zgjedhje, ku mund t’i vendoste përballë njëri-tjetrit në nominim djemtë mirëpo mesa duket nuk iu është lejuar nga produksioni.

“Zgjedhja ishte shumë e shpejtë, Arbana nuk të linte as kohën për të vendosur. Nëse e mbani mend, unë u persekutova nga Iliri sepse shpëtova në atë kohë Trixën, edhe pse askush nuk rrezikohej në atë moment. Mendo çfarë mund të ndodhtë në prag të kësaj. Ata kërkuan vetë të ishin në nominim me njëri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kërkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundësinë. Në atë moment e kuptova që produksioni nuk do që këta të digjen para kohe. Nëse do i kisha futur unë ata të dy në nominim, produksioni do më fuste mua sepse unë isha e panominuar”, u shpreh Monika në ‘Ditë pas dite’.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bug brother vip monika lubonja bug brother vip monika lubonja

Sondazh

Poll