Art&Argëtim

“I ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije…” Ja si Vali Corleone e kërcënoi babain

22 Mars 2022, 21:28 Nga DOSJA
“I ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije…”  Ja

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata që ndaj Princ Valentino Corleone të caktohet masa e paraburgimit, në ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, si i dyshuar për dhunë në familje. Gazeta Sinjali shkruan se ka siguruar kërkesën e Prokurorisë me detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi në familjen Sylejmani, mesnatën e 21 marsit. Gjithçka ndodhi derisa dy prindërit e tij, ishin duke fjetur në shtëpinë e tyre, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan.

Vali Corleone dyshohet se rreth orës 02:00 pas mesnate, me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit, kontrollit dhe cenimit të dinjitetit te babai i tij, përmes sjelljeve dhe fjalëve ka nxitur frikë duke e kanosur dhe duke tentuar që të njëjtin ta largojë nga shtëpia. Derisa prindërit e tij ishin në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije çka të gjen”, duke i shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional. Pasi djali e kërcënoi, babai u detyrua që të largohet nga shtëpia dhe e denoncoi rastin në Polici.

Për shkak të raporteve mes tyre, rrethanave rënduese dhe meqë i dyshuari edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, Prokuroria vlerëson se i njëjti nuk duhet të lihet në liri sepse mund të ndikojë në dëshmitarët që i ka familjarë. Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës: “Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.”

Kërcënoi të atin? Corleone: Mashtrime, i sajon familja! Duan pasurinë time (E PLOTË)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arrestohet vali corleone vali corleone arrestohet vali corleone vali corleone

Sondazh

Poll