Bota

‘Jam kryeministër i të gjithëve’, Kurti së shpejti do të vizitojë komunat serbe

23 Mars 2022, 13:46 Nga DOSJA
‘Jam kryeministër i të gjithëve’, Kurti së

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga një gazetare serbe ka konfirmuar se gjatë vitit të dytë të qeverisjes së tij do të vizitojë komunat me shumicë serbe.

“Unë nuk kam arritur që të vizitojë shumicën dërmuese të komunave të Kosovës. Por ky viti i dytë kur janë lehtësuar kushtet në pandemi, dhe kur qartazi varianti Omicron nuk është vdekjeprurës, sikurse ai Delta dhe kur vaksinimi është shumë i lartë do të mundësojnë më shumë që të dal në terren. Viti i dytë i qeverisjes do të jetë vit i daljes në terren dhe do t’i vizitojë edhe komunat me shumicë serbe”, tha Kurti.

Ai më tej tha se gjatë këtij njëvjetori nuk e ka bërë asnjëherë dallimin midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, kjo pasi ai është kryeministër i të gjithëve.

Në qeverisjen tonë në nuk e kemi bërë dallimin shqiptarë dhe serbë dhe me komunitetet e tjera, sepse jam kryeministër i të gjithëve dhe i atyre 130 mijë serbë që janë në vendin tonë”, tha ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet në serbi albin kurti zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll