Bota

Rrjedhje kimike në një qendër gazi në Londër!Dhjetra të lënduar, 20 ambulanca presin jashtë

23 Mars 2022, 11:53 Nga DOSJA
Rrjedhje kimike në një qendër gazi në Londër!Dhjetra

LONDËR– Një rrjedhje gazi në qendrën ‘Ujore në Londër 2012’ të Mbretëreshë Elizabeth ka shkaktuar kaos në zonë. DailyMail raporton se ka qytetarë që janë në gjendje të rëndë. Ndërtesa, afër stadiumit të West Ham United në Londër, është evakuuar dhe kryebashkiaku i Londrës u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.

Një zëdhënës i Parkut Olimpik  shkroi në Twitter: ‘Ka pasur një incident @AquaticsCentre këtë mëngjes që përfshin lëshimin e një gazi. Zona është rrethuar dhe evakuuar. Ne jemi duke punuar me shërbimet e urgjencës në vend. Ka një sërë viktimash me vështirësi në frymëmarrje që po trajtohen nga @Ldn_Ambulance’.

Policia evakuoi pishinën dhe rrethoi zonën përreth në Stratford, Londrën Lindore rreth orës 10:00. Më shumë se 20 ambulanca dhe tre zjarrfikëse janë jashtë ndërtesës.

Një zëdhënës i Scotland Yard tha: “Oficerët u njoftuan nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës në orën 9:53 të mëngjesit të së mërkurës për një rrjedhje tymi të dëmshëm në Qendrën Ujore, Queen Elizabeth Park, E20.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota londer rrjedhje gazi ne londer londer rrjedhje gazi ne londer

Sondazh

Poll