Bota

Biden niset drejt Europës! Takime urgjente për ‘fatin’ e Ukrainës, ndalon edhe në Poloni

23 Mars 2022, 08:48 Nga DOSJA
Biden niset drejt Europës! Takime urgjente për ‘fatin’ e

SHBA- Presidenti Joe Biden niset ditën e sotme në një udhëtim presidenciale drejt Europës për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit të luftës në Ukrainë dhe për NATO-në.

Presidenti amerikan do te diskutojë me liderët perëndimorë të cilët gjithashtu po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për të ndalur luftën e presidentit rus Vladimir Putin dhe t’i japin fund gjakderdhjes në Ukrainë.

Sipas CNN, deri më tani, sanksionet ndëshkuese perëndimore nuk e kanë ndalur Putinin. Është e paqartë nëse sanksionet e reja që priten këtë javë do ta ndryshojnë situatën dhe të zbusin agresionin rus që ti japë fund luftës.

Takimet e urgjencës në Bruksel, Belgjikë, të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7 do të përqendrohen në shfaqjet e bashkëpunimit në ndëshkimin e Rusisë dhe ofrimin e mbështetjes për Ukrainën. Një ndalesë më pas në Poloni ka për qëllim të nxjerrë në pah krizën masive të refugjatëve që pasoi pushtimin e Rusisë, si dhe të sigurojë aleatët në skajin lindor të NATO-s.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2022, 08:06

Në Gjermani uji po pakësohet

Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më pak se tre përqind e ujit është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shum...