Bota

Zëdhënësi i Putin: Armët bërthamore do ti përdorim nëse Rusia kërcënohet ekzistencialisht

22 Mars 2022, 20:12 Nga DOSJA
Zëdhënësi i Putin: Armët bërthamore do ti përdorim

RUSI- Zëdhënësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe ka refuzuar të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore. CNN shkruan se në një intervistë me Christiane Amanpour të martën, Dmitry Peskov në mënyrë të përsëritur refuzoi të përjashtonte që Rusia do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore kundër asaj që Moska e shihte si një “kërcënim ekzistencial”.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh Putini do të përdorte aftësinë bërthamore të Rusisë, Peskov u përgjigj: Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë mund të jetë.

Kur u pyet se çfarë mendonte Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj: Epo, para së gjithash, ende jo. Ai nuk ka arritur ende.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Biden paralajmëron se Putin mund të përdorë armë kimike

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota christiane amanpour dmitry peskov lufta ukraine-rusi vladimir putin christiane amanpour dmitry peskov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll