Bota

Mësuesja ruse do të ofrojë kurse falas për refugjatët ukrainas në Angli

22 Mars 2022, 17:58 Nga DOSJA
Mësuesja ruse do të ofrojë kurse falas për refugjatët

RUSI- Një grua ruse, e cila drejton një shkollë të kurseve të gjuhëve të huaja në Britani, do t’u ofrojë mësime falas në anglisht refugjatëve ukrainas kur të mbërrijnë në vend.

Sipas BBC, Tatiana Salvage, nga Winchester, u mëson rusisht anglezëve në dy vitet e fundit dhe tani dëshiron të ndihmojë refugjatët. Ajo tha se ka pasur “interesim të madh” nga grupet e refugjatëve në Winchester dhe Basingstoke.

Salvage, e cila jep mësim profesionalisht rusisht dhe japonisht, ka qenë mësuese për më shumë se 10 vjet dhe kka siguruar ambjente pa pagesë në fshatin Micheldever ku do të zhvillojë kurset.

Të mësosh gjuhën dhe kulturën e vendit ku do të jetoni është shumë e rëndësishme. Këta njerëz nuk do të njohin askënd, por nëse mund t’i bëj të ndihen rehat dhe të qetësohen, kjo është mirë. Unë mendoj se mësimi i një grupi prej 10 do të ishte mirë, por varet nga kërkesa, deri në 25 do të ishte në rregull.”-tha ajo.

Kushërira e Salvage, Valya Jewaga, u arratis nga Ukraina më herët gjatë konfliktit, duke ikur në Rumani me burrin e saj amerikan përpara se të shkonte në Austri. Jewaga la pas tetë macet e saj, por që atëherë ka arritur të ndihmojë prindërit e saj të largohen nga vendi i shkatërruar nga lufta. Ajo tani shpreson të takohet me Ambasadën Amerikane dhe të sigurojë një vizë për të fluturuar në SHBA ku burri i saj ka një pronë.

Kombet e Bashkuara besojnë se 3.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina me 6.5 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Biden paralajmëron se Putin mund të përdorë armë kimike

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi tatiana salvage valya jewaga lufta ukraine-rusi tatiana salvage valya jewaga

Sondazh

Poll