Bota

Pas refuzimit të Kosovës për zgjedhjet, Vuçiç shpall “situatë të vështirë në Serbi”

22 Mars 2022, 13:52 Nga DOSJA
Pas refuzimit të Kosovës për zgjedhjet, Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka anulluar tre mitigje parazgjedhore të lajmëruara për sot për shkak të situatës së zgjedhjeve në zonat serbe në Kosovë.

Sipas mediave serbe, Vuçiç anulloi mitingjet pasi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i cili thueht se zgjati disa orë ku i pranishëm ishte dhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, që janë anëtarë të Listës Serbe.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”-ka thënë Vuçiç.

Për këtë, presidenti Vuçiç e anuloi ardhjen e tij në tri mitingjet parazgjedhore të paralajmëruara për sot.

Presidenti Vuçiç i la për më vonë të gjitha obligimet e tjera lidhur me zgjedhjet”,- ka treguar për “Alo” një bashkëbisedues pranë kabinetit presidencial.

Vuçiç dhe serbët nga Kosova janë duke biseduar në Pallatin e Serbisë, ku paraprakisht ishte mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën një nga temat ishte refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic zgjedhjet në serbi aleksander vucic zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll