Bota

Mbajti për tri ditë të mbyllur një grua dhe fëmijën e saj, arrestohet një person në Pejë

22 Mars 2022, 19:30 Nga DOSJA
Mbajti për tri ditë të mbyllur një grua dhe

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një preson, pasi i njëjti për tri ditë rresht e kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi një grua me fëmijën e saj. Telegrafi shkruan se sipas njoftimit, Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Me datë 20.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është informuar se në rrugën ‘Agush Gjoci’ në Pejë, një femër së bashku me fëmijën e saj është duke u mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj në një shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima ka deklaruar se është mbajtur e mbyllur tri ditë nga i dyshuari, pa dëshirën e saj.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 22.03.2022, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin M.D. i lindur me 1966. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim Policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves policia e kosoves

Sondazh

Poll