Art&Argëtim

U zgjodh Miss në SHBA, shqiptarja: Nuk kisha një jetë të lehtë, më mungonin shumë gjëra

22 Mars 2022, 08:46 Nga DOSJA
U zgjodh Miss në SHBA, shqiptarja: Nuk kisha një jetë të

TIRANË- Shqiptarja Marinela Shpati, e cila është shpallur “Mrs Michigan”, ka treguar se ka pasur një jetë të vështirë. Në një lidhje direkte me ‘Skype’ me emisionin “Ftesë në 5” ajo u pyet për rrugëtimin që kaloi deri në fitimin e kurorës. 

Marinela ka treguar se origjina e saj është nga një një fshat i Lezhës, dhe se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe se ka ndjerë mungesa materiale gjatë fëmijërisë. Gjithashtu ka folur për aktivitetet e saj, ka treguar se është pjesë e disa organizatave ne ndihmën e fëmijëve të varfër. Ajo tha se madje ka marrë nën kujdestari një fëmijë nga Gana në Afrikë.

Moderatorja Bieta Sulo e pyeti se cili ishte sekreti që ajo mori kurorën. Marinela u përgjigj duke thënë se sekreti ka qenë veshja dhe pamja e saj e jashtme.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz marinela shpati miss michgan america 2022” shba marinela shpati miss michgan america 2022” shba

Sondazh

Poll