Art&Argëtim

Reperi Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

22 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
Reperi Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

PUERTO RIKO- Reperi i njohur Daddy Yankee, njoftoi se do të tërhiqet nga industria e muzikës. Daddy ka deklaruar në një video të postuar në Youtube, se kjo garë ka ardhur në fund, dhe se zhanri i tij muzikor u njoh nga gjithë bota. Sipas CNN  Reperi i drejtohet fansave të tij duke iu thënë se ishin ata që i hapën rrugët e suksesit nga mbështetja e tyre.

“Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finish-it. Tani do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë. Njerëzit thonë se unë e bëra këtë zhanër në mbarë botën, por ishit ju ato që më dhatë çelësin për të hapur dyert për ta bërë atë më të madhin në botë”. tha Daddy. Ai do t’u japë lamtumirën fansave të tij me një turne dhe album të fundit, “Legendaddy”, që do të dalë më 24 mars.

Daddy Yankee, njihet si “Mbreti i Reggaetón” nga kritikët muzikorë dhe fansat. Daddy Yankee është artisti që shpiku fjalën “reggaeton” në 1994 për të përshkruar zhanrin e ri të muzikës që po dilte nga Puerto Riko.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz daddy yankee puerto riko daddy yankee puerto riko

Sondazh

Poll