Art&Argëtim

‘Toni&Tini’/ Historia e 2 shokëve bën namin! Aludimet, lidhja me Saimir Tahirin e Berishën

22 Mars 2022, 11:00 Nga DOSJA
‘Toni&Tini’/ Historia e 2 shokëve bën namin! Aludimet,

TIRANË– Reperi Denis Hajri, i njohur me emrin e artit “Varrosi” ka publikuar për fansat e tij dy këngë, historitë e të cilave janë të lidhura me njëra-tjetrën. ‘Toni & Tini’ është historia e dy shokëve të ngushtë, të cilët merren me shitje të lëndëve narkotike në Angli. Në pjesën e parë flitet sesi Toni ndihmon Tinin që të shkojë në Angli, të futet në botën e drogës, e më pas Varrosi tregon sesi Tini tradhëton shokun te Policia.

NJË PJESË NGA TEKSTI:

Per tonin gjonat ndryshun
U bo bos i vetes me puntor n’pun
E msoj lojen mir u bo i avancum
Nuk hekte ma pike me kile po lun

Me lidhje tforta anej ka kolombia
Dora par e bukve tu prek miljona
Rrite vetem s’kishte pik besimi
Kishte ardh koha per premtimin e timit

Alo tini ngjo s’po boj kot
Bohu gati me ardh te vllai jot
Ke bileten gati shko n’aeroport
Mezi po pres me tpa ja qifsha ropt

Tini mori rrugen gati me ik
Me taku shokun si ishte tu e prit
Sja kishte haberin ku ishte tu shku
E sa shpejt jeta kishte me i ndryshu

Pjesa e dytë flet për arritjet e Tinit, lirimin e Tonit nga burgu e deri te vrasja e familjarëve të tyre… në fund të dy vdesin pasi Toni merr hak për tradhëtinë e shokut dhe vrasjen e të ëmës. Kështu që në momentin kur del nga burgu, Toni i vret familjen shokut të tij dhe më pas i merr jetën dhe vetes. Kështu përfundon edhe kënga. 

NJË PJESË NGA TEKSTI:

Tini mtrego shpejt
A e vendose
Cili nga djemt
E do gjall zotrote

Tini me zor
Tu i qit fjalt prej goje
Djali i vogel tvazhdoje tjetoje

Djalin e vogel po ta vras tparin
Toni direkt ja fut plum ballit
Djalit tmadh ja fut plum mas koka
O Tin bosi erdh radha jote

Tinit ja nguli 10 thika nshpin
Jo me e vra
Hala tmerte frym

10 thika
Per 10 vjet burg si bona
Tani hapi syt
Shif ti djegi kufomat

Mer do benzin
Ja djeg grun dhe fmit
Tinit ishte tu i dal
Shpirti nga syt

Tinit ftyres
Filloj tu i zbras berrete
Plumin e funit
E rujti me vra veten

Historia u dëgjua 1.3 mln herë në Youtube e madje u shpërnda edhe në rrjete sociale, duke ngritur aludime të ndryshme nga ana e publikut. Shumë besojnë se kjo është një histori e vërtetë e Varrosit, duke aluduar se cili prej tyre ishte reperi, por ka gjasa të mos jetë kështu, pasi ndryshe lajmi do të kishte qarkulluar edhe më parë. Mirëpo në rrjet po qarkullojnë video nga persona që pretendojnë se historia është e kopjuar nga reperi me famë botërore Meek Mill. Nuk dihet se cila nga teoritë konspirative është e vërtetë… por le të themi se Varrosi nuk mund të jetë asnjëri pasi si Toni ashtu edhe Tini vdesin në fund….

Megjithatë, rrjeti dhe faqet e memeve nuk duan shumë pasi e krijojnë vetë kontentin. Menjëherë kanë nisur që të bëjnë krahasime me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me Edi Ramën dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Krijuesit në rrjet kanë marrë pamje nga daljet e tyre publike bashkë për t’i ilustruar si një klip.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz meek mill varrosi meek mill varrosi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Mars 2022, 09:21

Reperi Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

PUERTO RIKO- Reperi i njohur Daddy Yankee, njoftoi se do të tërhiqet nga industria e muzikës. Daddy ka deklaruar në një video të postuar në Youtube, se kjo garë...