Bota

‘Serbia është i vetmi vend që nuk i vuri sanksione Rusisë’, Vulin mburret para ambasadorit

22 Mars 2022, 15:43 Nga DOSJA
‘Serbia është i vetmi vend që nuk i vuri sanksione

SERBI-Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, është shprehur krenar që Serbia është shteti i vetëm në Evropë që s’i ka vendosur sanksione federatës ruse.

Vulin këto komente i bëri në takimin me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Bocan Kharchenko.

Serbia kurrë s’do të bëhet pjesë e histerisë anti-Rusi që pasuria e shtetasve rusë dhe pasuria e federatës ruse vidhet njëjtë sikurse s’do t’i ndalojë mediat ruse e as s’do t’i përjashtojë fëmijët rusë nga shkollat dhe as fshirjen e shkrimtarëve e shkencëtarëve rusë nga librat shkollorë”, tha ai.

Vartësi i Vuçiqit tuje tha se Serbia është shtet i pavarur dhe që i zgjedh vet miqtë e saj.

Serbia e udhëhequr nga presidenti Vuçiq është një shtet i pavarur dhe sovran që i zgjedh vet miqtë e saj. Serbia s’do të harrojë asnjëherë që Federata Ruse vendosi veton në Këshillin e Sigurimit në vitin 2015 pas një marrëveshje mes presidentëve Vucic e Putin që parandaloi miratimin e një rezolute sipas të cilës populli serb do të deklarohej se populli i parë gjenocidal në historinë e botës”, tha Vulin në takimin me ambasadorin rus.

Më tej, ministri i Brendshëm serb, shtoi se policia e Serbisë dhe Policia e Rusisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Vulin që njihet për gjuhën e tij raciste ndaj shqiptarëve para pak ditësh ka bërë homazhe pranë bustit të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç./Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander bocan kharchenko aleksander vulin aleksander bocan kharchenko aleksander vulin

Sondazh

Poll