Bota

Pas Këshillit të Europës, Rusia mund të përjashtohet dhe nga G20

22 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Pas Këshillit të Europës, Rusia mund të përjashtohet

POLONI- Polonia ka thënë se ka marrë një përgjigje pozitive ndaj sugjerimit se Rusia duhet të përjashtohet nga grupi G20 i ekonomive kryesore në takimet në Uashington javën e kaluar.

Ministri polak i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Piotr Nowak tha në një deklaratë se çështja ishte diskutuar dhe se gjatë takimeve ai bëri një propozim për të përjashtuar Rusinë nga G20, i cili u prit me një përgjigje pozitive dhe miratim, dhe çështja duhet t’i dorëzohet Presidentit Biden.

Nuk ka pasur asnjë përgjigje të menjëhershme nga Departamenti Amerikan i Tregtisë. Nowak tha se Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo ishte në takim.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Biden paralajmëron se Putin mund të përdorë armë kimike

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota g20 gina raimondo lufta ukraine-rusi piotr nowak g20 gina raimondo lufta ukraine-rusi piotr nowak

Sondazh

Poll