Bota

3 javë nga zgjedhjet presidenciale në Francë, Macron është favorit në sondazhe

22 Mars 2022, 14:56 Nga DOSJA
3 javë nga zgjedhjet presidenciale në Francë, Macron

FRANCË- Gati tre javë deri në zgjedhjet presidenciale franceze, presidenti aktual, Emmanuel Macron mbetet favoriti i madh.

Sipas rezultateve të sondazhit Ifop-Fiducial, presidenti aktual mori 28% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale (humbje prej 3 pikësh në krahasim me javën e kaluar), e ndjekur nga Marin Le Pen me 18.5% (+ 0.5) dhe Jean-Luc Melanson me 14% (+2.5) i cili është përpara Eric Zemour (12.5%, -0.5).

Kandidatja e së djathtës tradicionale franceze e LR, Valerie Pecres kaloi në vendin e 5-të me 10.5% të synimeve të votimit (-0.5).

Në raundin e dytë, Macron duket se po fiton pavarësisht kundërshtarit. Ai do të fitonte me 56% të votave kundër Le Pen, me 63% kundër Pekres apo Melanson dhe me 65% kundër Zemour.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marin le pen zgjedhjet ne france emmanuel macron marin le pen zgjedhjet ne france

Sondazh

Poll