Bota

Është nën hetim, lideri serb i Bosnjës i nxjerr gishtin e mesit gazetarëve

22 Mars 2022, 15:02 Nga DOSJA
Është nën hetim, lideri serb i Bosnjës i nxjerr gishtin e

BOSNJE HERCEGOVINE– Kreu i SNSD, Milorad Dodik demonstroi edhe një herë vulgaritet dhe sjellje të papërshtatshme që një anëtar i Presidencës së Bosnje Hercegovinës nuk duhet t’ia lejojë vetes.

Sipas mediave serbe, gjatë mbërritjes së sotme në Prokurorinë e BeH-së, Dodik ua ka treguar gishtin e mesëm nga dritarja e veturës zyrtare ekipeve të gazetarëve.

Nuk mund të vlerësohet se kujt i drejtohej saktësisht ky veprim duke pasur parasysh numrin e madh të gazetarëve të pranishëm por me siguri mund të themi me siguri se kjo lëvizje ka kaluar edhe kuadrin e papërshtatshëm të sjelljes me të cilën jemi mësuar.

Kujtojmë se sot në ndërtesën e Prokurorisë së BeH në Sarajevë, Dodik ka dhënë deklaratë për rastin e blerjes së një vile në Dedinje në Beograd. Ai tha më parë se çështja po nisej “për arsye politike” për të larguar vëmendjen nga ngjarjet në FBiH ku nuk arritën të bien dakord mbi ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Dodik do të mbajë edhe një konferencë për shtyp në Sarajevën Lindore sot në orën 13:00.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hetimet ndaj dodik milorad dodik hetimet ndaj dodik milorad dodik

Sondazh

Poll