Bota

Holanda vendos sanksione ndaj oligarkëve rusë, ngrin 392 milion euro asete

22 Mars 2022, 14:32 Nga DOSJA
Holanda vendos sanksione ndaj oligarkëve rusë, ngrin 392 milion euro

HOLANDË– Holanda ka ngrirë rreth 392 milionë euro në asete ruse, tha Ministria holandeze e Financave në parlament në një letër.

Deri të martën, 391,944,031 milionë euro ishin ngrirë, ku ministria tha se priten ngrirje të tjera të aseteve të oligarkëve rusë.

Vendet në mbarë botën po vendosin sanksione të reja kundër Rusisë lidhur me pushtimin e saj në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja ndaluan disa banka ruse nga SWIFT të shtunën, rrjeti i sigurisë së lartë që lehtëson pagesat midis 11,000 institucioneve financiare në 200 vende. Në fillim të javës, Gjermania ndërpreu certifikimin e gazësjellësit rus Nord Stream 2 pas veprimeve të Moskës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll