Bota

Seanca ndaj Mustafës në Hagë, dëshmitari: Kam heshtur për shkak të frikës

21 Mars 2022, 15:16 Nga DOSJA
Seanca ndaj Mustafës në Hagë, dëshmitari: Kam heshtur

HAGË– Në seancën e rradhës ë rastin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka folur para trupit gjykues njëri prej viktimave.

Ai ka deklaruar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur për publikun, ku ka thënë deri tani ka heshtur për shkak të frikës. Por sipas tij, ka shumë persona që ndajnë të njëjtat vuajte dhe shqetësime. Në fund të seancës janë shfaqur në transmetim publik disa fjali të tij.

“Si viktimë pjesëmarrëse në këtë gjykim e pata rastin me fol shumë për familjen time. Kemi heshtur për këto vite prej frikës, mirëpo ne e dimë që nuk jemi të vetëm që kemi vuajtur. Shumë familje kanë humbur anëtarët e familjes… kanë anëtarë të familjes të zhdukur. Ne vetëm eventualisht e kemi gjetur viktimën dhe kemi mundur me varrosë si një anëtar i dashur i familjes. Po mundem me imagjinua se sa zor është… (përmbajtje e redaktuar)”, ka thënë ai.

Mbrojtja e Salih Mustafës do ta paraqes nesër deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë. Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.

Më 23 mars është caktuar të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes dhe turpi gjykues i ka lënë avokatit 36 orë në dispozicion për të marrë në pyetje 17 dëshmitarët e paraparë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll