Bota

Ramush Haradinaj bie pre e përgjimeve pas Zaev-it

10 Korrik 2019, 10:09 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj bie pre e përgjimeve pas Zaev-it

KosovëPas Zoran Zaev i cili ra pre e përgjimeve, në të njëjtën grackë ka rënë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. “France 24” shkruan se dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Në prill ata mashtruan Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.”, shkruan “France 24”. Mësohet se numrin e Haradinajt ia ka dhënë Zaev komedianëve, të cilat nuk kanë nguruar të bisedojnë me kryeministrin e Kosovës në muajin prill.

Pas kësaj telefonate të rreme Haradinaj, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur Poroshenkon për president.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”,  shkruajti Haradinaj.

Burimi: France 24

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksei stoljarov haradinaj pre e përgjimeve telefonata me komedianet ruse vladimir kuznetsov zoran zaev aleksei stoljarov haradinaj pre e përgjimeve telefonata me komedianet ruse vladimir kuznetsov zoran zaev

Sondazh

Poll