Bota

Komedianët rusë trazojnë Maqedoninë e Veriut, Zaev pranon përgjimet. Opozita: Të dorëhiqet

9 Korrik 2019, 20:41 Nga DOSJA
Komedianët rusë trazojnë Maqedoninë e Veriut, Zaev pranon

MAQEDONI E VERIUT- Dy komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej Stollarov kanë publikuar një video në kanalin e tyre në Youtube teksa hiqen sikur janë ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko duke futur në “kurth” kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, por vetëm ditën e sotme ato kanë bërë xhiron e mediave.

Gjatë bidedave telefonike mes “Poroshenkos” është folur lidhur me shumë tema që kanë lidhje me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ndër temat e diskutuara kanë qënë: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin me Greqinë, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej.

Kjo e fundit ka qënë e vetmja pjesë e bisedës që Zaevi ka mohuar se ka folur me “Poroshenkon”. Kreu i qeverisë maqedonase është shprehur se përgjimet janë të vërteta por se ai nuk do të dorëhiqet pasi nuk ka nxjerrë asnjë sekret shtetëror.

I menjëherëshëm ka qënë edhe reagimi i opozitës, kreu i saj Hristijan Mickoski vlerësoi se Zaev duhet të jepte menjëherë dorëheqjen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni leksus aleksej pergjimet e zaev petro poroshenko vladimir kuzencov zoran zaev leksus aleksej pergjimet e zaev petro poroshenko vladimir kuzencov zoran zaev

Sondazh

Poll