Rajoni

Telefonata e Zaev me komendianët rusë, opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit

Për Mickoskin është shqetësues fakti që Zaev nuk mohoi dhënien pëlqim për rryshfet për patriarkun e krishterëve ortodoks.
Featured image of article: Telefonata e Zaev me komendianët rusë, opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

MAQEDONI E VERIUT- VMRO-DPMNE-ja, pas audio materialeve nga komikët rus të cilat i konsideron si katastrofale, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu i saj Hristijan Mickoski vlerëson se situata bëhet e padurueshme.

“Të ulemi menjëherë sot, të përfundojmë me të gjithë procedurat protokolare, t’i mbledhim deputetët në kuadër të Kuvendit, të mbajmë mbledhje me grupet parlamentare secili kryetar i partive politike, të caktojmë 100 ditë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo më është e padurueshme edhe për qytetarët. Shteti na zbrazet, njerëzit janë të dëshpëruar dhe frustruar dhe nuk shohin perspektivë”, – theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për Mickoskin është shqetësues fakti që Zaev nuk mohoi dhënien pëlqim për rryshfet për patriarkun e krishterëve ortodoks.

“Kjo edhe më shumë do ta rrisë agoninë e tij dhe frustrimin e tij personal dhe frustirimin e qytetarëve. Për mua është katastrofike të dëgjohet kjo që po dëgjohet. Sa arrita të dëgjoj, ai nuk e mohoi këtë incizim por e konfirmoi autenticitetin e saj. Praktikisht konfirmoi shumë gjëra të cilat qytetarët mundën t’i dëgjojnë, mes të cilave edhe pëlqimin për rryshfet të liderit fetar të qindar miliona të krishterëve ortodoks në botë, patriarkut Vartollomej”, shtoi Mickoski.

Përveç opozitës maqedonase, reagime të shumta rreth materialeve audio menjëherë pas publikimit të tyre ka pasur edhe në rrjetet sociale.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(Marrë nga Alsat M)

Shto Koment