Bota

Inteligjenca britanike: Kiev mbetet ‘objektivi’ kryesor i Rusisë, ku ndodhen ushtarët tani?

21 Mars 2022, 08:31 Nga DOSJA
Inteligjenca britanike: Kiev mbetet ‘objektivi’ kryesor i

MRETËRIA E BASHKUA- Në një raport të inteligjencës britanike thuhet se Kievi mbetet fokusi i planeve ushtarake ruse. Sipas The Guardian, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e saj të fundit të inteligjencës, duke thënë se luftimet e ashpra po vazhdojnë në veri të Kievit, megjithëse përparimi rus ka ngecur.

“Forcat ruse që përparojnë në qytet nga verilindja kanë ngecur. Forcat që përparojnë nga drejtimi i Hostomelit në veri-perëndim janë zmbrapsur nga rezistenca e ashpër ukrainase. Pjesa më e madhe e forcave ruse mbeten më shumë se 25 km nga qendra e qytetit. Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë dhe ata ka të ngjarë t’i japin përparësi përpjekjeve për të rrethuar qytetin gjatë javëve të ardhshme,”- tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në raport.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 21 March 2022

Find out more about the UK government’s response: https://t.co/o31FnBRw3w

?? #StandWithUkraine pic.twitter.com/reAkTEnHFj

— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 21, 2022

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2022, 07:53

Kur “shporta e bukës” është në luftë

Edhe para se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, çmimet e ushqimeve kanë qenë në rritje gjatë gjithë vitit të kaluar. Sipas Organiza...