Bota

Lufta Rusi-Ukrainë- NATO vendos sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ në Sllovaki

21 Mars 2022, 08:50 Nga DOSJA
Lufta Rusi-Ukrainë- NATO vendos sistemin e mbrojtjes ajrore

SLLOVAKI- Sistemi i mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ ka mbërritur në Sllovaki, nga vendet partnere të NATO-s. Sipas Alarabya, Ministri sllovak i mbrojtjes tha se vendosja e sistemit do te vazhdojë në ditët në vijim.

Sistemi do të operohet nga trupat gjermane dhe holandeze dhe fillimisht do të vendoset në aeroportin Sliac në Sllovakinë qëndrore, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s. Pushtimi rus i Ukrainës e ka shtyrë aleancën të forcojë mbrojtjen e saj. Sistemi Patriot do të jetë pjesë e një grupi të ri beteje të NATO-s në Sllovaki, e cila është fqinje me Ukrainën.

“Jam i lumtur të konfirmoj se njësitë e para të ngarkuara me vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot po mbërrijnë gradualisht në Sllovaki”,- tha ministri i Mbrojtjes Jaroslav Nad në Facebook. Nad tha se sistemi Patriot do të jetë një plotësues dhe jo një zëvendësim i sistemit S-300 të epokës sovjetike që operon Sllovakia.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2022, 07:53

Kur “shporta e bukës” është në luftë

Edhe para se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, çmimet e ushqimeve kanë qenë në rritje gjatë gjithë vitit të kaluar. Sipas Organiza...