Aktualitet

Zjarr në lagjen “Ujë Ftohtë” në Vlorë, policia: Është djegur një faqe kodre

20 Mars 2022, 17:50 Nga DOSJA
Zjarr në lagjen “Ujë Ftohtë” në Vlorë,

VLORË- Një faqe kodre është mbuluar nga zjarri në Vlorë. Mësohet se në lagjen “Ujë Ftohtë”, nga zjarri janë djegur bimësi si dhe shkurre, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 20.03.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, ka rënë zjarr në një faqe kodre dhe si pasojë janë djegur bimësi shkurre. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll