Art&Argëtim

2 albume të tjera, Gashi tregon jetën e tij: Isha i pastrehë pjesën më të madhe të saj

20 Mars 2022, 18:19 Nga DOSJA
2 albume të tjera, Gashi tregon jetën e tij: Isha i pastrehë

SHBA- Reperi me origjinë shqiptare Gashi ka treguar disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Me anë të një postimi në Instagram, Gashi ka publikuar një video, ku në të tregon se pjesën më të madhe të jetës së tij ka qenë i pastrehë dhe se muzika e ka shpëtuar.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në videon e postuar nga Gashi.

Ai gjithashtu ka njoftuar se krahas albumeve që ka, do të publikojë edhe dy të tjetër po këtë vit.

 “Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj,” shkruan Gashi.

 

 

A post shared by GASHI (@gashi)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz gashi gashi

Sondazh

Poll