Art&Argëtim

VIDEO- Donaldi vjen me një dedikim për Borën, data e përvjetorit të tyre shfaqet në ekran

19 Mars 2022, 19:54 Nga DOSJA
VIDEO- Donaldi vjen me një dedikim për Borën, data e

TIRANË– Kënga “Nuk je” e publikuar këtë pasdite nga Donald Veshaj në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda e të vëllanë, Romeo, mund të jetë një dedikim për ish-të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemani.

Në minutën e dytë dhe sekondën e 47 të klipit, në ekran shfaqet numri ‘5’, numër që përkon me datën e lidhjes së Donaldit me Borën, që u festua edhe brenda “Big Brother VIP”. Ishte aktori ai që nxorri jashtë shtëpisë një varëse të futur brenda një qeseje me biskota duke ia dhuruar Borës.

Moderatorja e vuri në qafë menjëherë, por pas futjes së Beatrix Ramosaj në BBV, Donaldi nisi lidhje me këngëtaren dhe varësja nuk u pa më me Borën, duke treguar se lidhja mes tyre kishte marrë fund.

Siç duket, Donaldi e ka kujtuar ish-in e tij me një këngë dedikuar asaj që në teskt thotë: E di që jam idiot, por jam idioti yt…

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll