Art&Argëtim

Vdekja e minatorëve dhe punëtorit, Braçe kërkon falje: Ditë e zezë, s’u bëmë kurrë…

19 Mars 2022, 20:06 Nga DOSJA
Vdekja e minatorëve dhe punëtorit, Braçe kërkon falje:

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka përcjellë ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së tre punëtorëve në Shqipëri, brenda 24 orëve. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Gjovalin Pepaj që ra nga lartësia duke punuar në Tiranë dhe dy minatorët që ndërruar jetë në minierat e kromit në Tropojë. Në një postim në Instagram, Braçe ka kërkuar falje që vendi ynë shumë herë ka problem në gjetjen e punëtorëve dhe sot humbi tre prej tyre. Sipas tij, kjo është një ditë e zezë.

Statusi i plotë:

HUMBEM SOT TRE PUNETORE! TRE PUNETORE NE NJE DITE, ESHTE DRAME E MADHE PER NJE VEND TE VOGEL! ADIL DAUTI -41 vjec, AFRIM ZHUTAJ -43 vjec, te dy ne TROPOJE; GJOVALIN PEPAJ -46 vjec, ne TIRANE; Humben jeten sot ne pune, ne pune! Ky vend qe shume here ka probleme te medha per gjetjen e nje pune e here te tjera, problem ka gjetjen e punetoreve, te sotmen, DUHET TA KETE NJE DITE TE ZEZE! Shpirti i tyre te gjeje paqe, familjaret te gjejne ngushellim edhe pse eshte tmerresisht e veshtire; NDJESE, PERULESISHT NDJESE QE PUNA NE KETE VEND SU BE KURRE E SIGURT!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj ndërruan jetë sot pas një aksidenti në një galeri kromi në Lajthizë të Tropojës. Ndërsa Gjovalin Pepaj po punonte në Tiranë, kur ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz erion brace erion brace

Sondazh

Poll