Art&Argëtim

Eleni Foureiran s’e mposht i ftohti; “zjarr” në koncertin e Malumës

20 Mars 2022, 15:41 Nga DOSJA
Eleni Foureiran s’e mposht i ftohti; “zjarr” në koncertin

GREQI– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është zgjedhur për të hapur koncertin e Malumës në Athinë. Mediat greke kanë komentuar performancën e shqiptares, duke e cilësuar si “shpërthyese”.

“Ajo bëri aktin e hapjes në OAKA të mbushur plot të premten mbrëma, duke argëtuar të pranishmit në mënyrën e saj unike. Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transpartente dhe plot kristale me të cilën zgjodhi që të ngjitej në skenë,”-shkruan Protothema.

Këngëtarja prezantoi kërcime unike, duke kënduar disa nga hitet e saj si “Aeraki”, “Try Me”, “El Ritmo Psicodélico”, “Fuego”, “Sto Theo Me Paei”, “Caramela” dhe “Ti Koitas” si dhe hite të huaja, si “What is love?” dhe “Like A Prayer”.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

foto galeri foto galeri eleni foureira eleni foureira

Sondazh

Poll