Bota

U martua me partneren 53 vite më të re, PAMJET nga dasma e Berlusconit, gjithçka ndodhi

20 Mars 2022, 14:08 Nga DOSJA
U martua me partneren 53 vite më të re, PAMJET nga dasma e

ITALI- Mungonte vetëm certifikata zyrtare e martesës. Por gjithçka tjetër, në ditën e veçantë që Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina donin t’i jepnin njëri-tjetrit, ishte aty. Si në një dasmë të vërtetë! Në të cilën mori pjesë – duke krijuar pakënaqësi tek “Azzurri”- Matteo Salvini.

Ceremonia u mbajt tek Villa Gernetto, Marta Fascina kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë franceze nga Antonio Riva, ndërsa në altar e shoqëroi babi i saj. Atje e priste Berlusconi,  me një kostum blu Armani, që tregoi sesi lindi historia e tyre tre vite më parë, duke përfunduar kështu: Imja është një dashuri e madhe për ty, Marta. Është diçka që nuk e kam provuar kurrë më parë, dhe tani për mua ti je e domosdoshme! Më keni qenë pranë në kohë të vështira, më keni ndihmuar. Ti më kompleton, nuk jetoj dot pa ty, ti ma mbush jetën.

Në fund të betimeve, turma prej 60 të ftuarish brohoriti një “Rroftë bashkëshortët!”, përfshirë fëmijët e Berlusconit – përveç Piersilvio, i cili kishte bërë të ditur se donte të shmangte vendet që rrezikonte përhapje e Covid.

Vila ishte mobiluar me 150 statuja, ndërsa menyja kishte mish viçi me verë të kuqe dhe një akullore, të gjitha të shoqëruara nga verërat Aneri dhe muzikë romantike në sfond. Më pas “Il Cavaliere”, këndoi për zonjën e tij këngë franceze dhe një fund “O mia bela Madunina”.

Marrë nga corriere.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni marta fascina silvio berlusconi marta fascina silvio berlusconi

Sondazh

Poll