Bota

‘Këto 30 monedha jepjani eprorëve’, gjesti i oficerit ukrainas ndaj ambasadorit bjellorus

20 Mars 2022, 13:48 Nga DOSJA
‘Këto 30 monedha jepjani eprorëve’, gjesti i oficerit

UKRAINË– Ambasadori i Bjellorusisë në Kyiv, Igor Sokol njoftoi dje evakuimin e ambasadës së Bjellorusisë në Ukrainë për shkak të “kërcënimeve” dhe “bllokimit të llogarive bankare”. Autokolona diplomatike iu nënshtrua një kontrolli të plotë që zgjati më shumë se 20 orë para se të kalonte në Moldavi, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“E gjithë kjo është bërë në një mënyrë mjaft të turpshme” tha ai.

Gazetarja Olga Tokariuk postoi në rrjetet sociale një video në të cilën një roje kufitare ukrainase mbush një qese me 30 monedha dhe i hedh ato në drejtim të ambasadorit si një simbol i tradhtisë së Judës ndaj Jezusit.

 

As the ambassador of Belarus was leaving Ukraine today, a Ukrainian border guard tossed a bag with coins at him, told him to pass the 30 silver pieces of Judah to the head of Belarusian border service.
Video via @operativnoZSU pic.twitter.com/B1k4ByGuB1

— Olga Tokariuk (@olgatokariuk) March 19, 2022

“Gjenerali ju ka urdhëruar që këto 30 monedha argjendi t’ua kaloni eprorëve”, tha roja e kufirit.

“Është porosi për ty, jo për mua”, u përgjigj Sokol. Pas kësaj, roja kufitare ia hodhi në trup qesen me monedha./Express/

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota igor sokol lufta ukraine-rusi olga tokariuk igor sokol lufta ukraine-rusi olga tokariuk

Sondazh

Poll