Bota

Shqiptari gjen portofolin e Meryl Streep me 2 mijë$, ia kthen, gazetari: Njerëz të mirë!

20 Mars 2022, 13:16 Nga DOSJA
Shqiptari gjen portofolin e Meryl Streep me 2 mijë$, ia kthen, gazetari:

SHBA- Një shqiptar nga Kosova, që jeton në SHBA, ka bërë një gjest fisnik që ka impresionuar njerëzit. Gazetari i CNN, Bill Weir, ka bërë me dije se shqiptari nga Kosova kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep, e pasi e ka parë kujt i përkiste, vendosi t’ja kthejë kuletën.

“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep,”- ka shkruar Weir, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Ndërkohë në një bisedë që ka bërë me gazetarin, shqiptari ka kujtuar edhe këshillat e babait të tij, duke mos pranuar as shpërblimin.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja. Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë,”- ka shkruar në fund ai.

POSTIMI I PLOTË:

Sweet guy from Kosovo who works in my building noticed a wallet in the street the other night with $2,000 in it.
He checks the ID.
It’s Meryl Streep.
“My Dad always said if you find something not yours, it’s not yours.”
He refused a reward until Meryl insisted.
Good humans.

— Bill Weir (@BillWeirCNN) March 18, 2022

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora meryl streep shqiptari gjen kuleten e meryl streep meryl streep shqiptari gjen kuleten e meryl streep

Sondazh

Poll