Bota

Çavusoglu: Rusia dhe Ukraina janë afër marrëveshjes për çështjet kritike

20 Mars 2022, 10:40 Nga DOSJA
Çavusoglu: Rusia dhe Ukraina janë afër marrëveshjes

TURQI- Moska dhe Kievi janë afër një marrëveshjeje për çështje “kritike” në lidhje me pushtimin e Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Ai mori pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi në Antalia dhe shtoi se shpresonte për një armëpushim nëse të dy palët nuk tërhiqen nga ky përparim.

Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuelba u takuan në qytetin turk më parë këtë muaj për bisedime mbi konfliktin, por një zgjidhje nuk u ra dakord. Raundet e mëparshme të bisedimeve të paqes ishin zhvilluar në kufirin me Bjellorusinë.

Çavusoglu i tha gazetës turke Hurriyet se ka pasur “afrim në pozicionet e të dyja palëve për tema të rëndësishme, tema kritike”.

“Mund të themi se shpresojmë për një armëpushim nëse palët nuk bëjnë një hap prapa nga qëndrimet aktuale,” tha ai, pa elaboruar çështjet.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi dmytro kuelba lufta ukraine-rusi mevlut tsavusoglu bisedimet ukraine-rusi dmytro kuelba lufta ukraine-rusi mevlut tsavusoglu

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2022, 11:49

FOTO/ Pasoja e bombardimeve ruse në Chernihiv

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon pamje të reja tregojne pasojat e tmerrshme të bombardimeve ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv. Pamjet flasin ...