Bota

FOTO/ Pasoja e bombardimeve ruse në Chernihiv

20 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA
FOTO/ Pasoja e bombardimeve ruse në Chernihiv

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon pamje të reja tregojne pasojat e tmerrshme të bombardimeve ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv. Pamjet flasin vetë, gjithçka është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, nuk ka mbetur asgjë. Shtëpit, spitalet, dyqanet, shkollat janë të gjitha të shembura. 

Chernihiv është një nga qytetet që u përball me sulme të rënda artilerie javën e kaluar. Sipas Sky news, policia rajonale e Chernihivit, tha se një shtetas amerikan ishte në mesin e të vdekurve. 

Më parë, guvernatori i qytetit tha se Chernihiv kishte përjetuar “humbje dhe shkatërrim kolosal”, ndërsa bombardimet e pamëshirshme nga forcat ruse vazhdonin.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll