Bota

Shkatërrohet fabrika e hekurit dhe çelikut pranë Mariupolit

20 Mars 2022, 11:26 Nga DOSJA
Shkatërrohet fabrika e hekurit dhe çelikut pranë Mariupolit

UKRAINË– Një deputete ukrainase pretendon se një fabrikë hekuri dhe çeliku në Mariupol, fabrika Azovstal është shkatërruar nga granatimet ruse.

Një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike në Evropë u shkatërrua. Humbjet ekonomike për Ukrainën janë të mëdha. Mjedisi është i shkatërruar.”-tha Lesia Vasylenko.

Vasylenko ndau një video me mesazhin e saj, në të cilën shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që ngrihen nga fabrika, në periferi të qytetit të rrethuar.

Drejtori i përgjithshëm i Azovstal konfirmoi në rrjetet sociale se punimet e hekurit dhe çelikut ishin goditur, por nuk konfirmoi shkallën e dëmit.

Përpara luftës me Rusinë, qyteti port jugor i Mariupolit ishte një qendër për industrinë, si dhe arsimin e lartë dhe biznesin. Ajo është përballur me bombardime të pamëshirshme nga trupat ruse, të cilat po rrethojnë portin e Detit të Zi. Brenda qytetit u vu re dje përleshje në rrugë.

#Mariupol #Azovstal One of the biggest metallurgic plants in #Europe destroyed. The economic losses for #Ukraine are huge. The environment is devastated #StopRussiaNOW pic.twitter.com/4GMbkYb0es

— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 19, 2022

Nëse Mariupol bie, kjo do t’i mundësonte Moskës të krijojë një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk dhe Krimesë, të cilat tashmë janë nën kontrollin rus.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lesia vasylenko lufta ukraine-rusi lesia vasylenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2022, 09:00

Zelenskyy njoftoi ndalimin e 11 partive pro-ruse

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenskyy ka njoftuar kufizime në aktivitetet e 11 partive politike në vend, duke përfshirë disa që dyshohet se jan...