Bota

‘Gratë janë përdhunuar për orë të tëra’, zvkryeministrja e Ukrainës jep detaje tronditëse

20 Mars 2022, 10:37 Nga DOSJA
‘Gratë janë përdhunuar për orë të

UKRAINË– Zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, Olga Stefanishyna tha se situata në Ukrainë po bëhet “gjithnjë e më e rëndë” me kalimin e ditëve.

Në një intervistë për Skynews, ajo pretendoi se Rusia ka kryer pothuajse të gjitha krimet e mundshme të luftës që ka parë njerëzimi, duke shtuar se numri i viktimave civile është shumë më i madh se ata nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Është absolutisht thelbësore që askush të mos mësohet me luftën. Ne qëndrojmë, ne rezistojmë dhe do të shkojmë më të fortë. Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për t’u siguruar që në shekullin e 21-të të mos kryhet terror, asnjë gjenocid në këtë tokë.”-tha ajo.

Ajo tha se është mjaft e qartë se populli ukrainas nuk mund t’i rezistojë vetëm këtyre sulmeve, duke thënë se të gjithë liderët botërorë duhet të qëndrojnë të bashkuar he të krijojnë koalicion kundër luftës.

E pyetur nëse mendon se ajo që po ndodh është një gjenocid, ajo tha: “Unë absolutisht e besoj atë… Putin dhe Kremlini janë kriminelë lufte“.

Ajo tha se ka “histori të tmerrshme” për gratë të cilat janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë.

“Çdo ushtar i vetëm që ka kryer këtë krim lufte do të mbajë përgjegjësi.Gratë ukrainase ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të triumfojmë.“-përfundoi ajo.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olha stefanishyna lufta ukraine-rusi olha stefanishyna

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2022, 09:00

Zelenskyy njoftoi ndalimin e 11 partive pro-ruse

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenskyy ka njoftuar kufizime në aktivitetet e 11 partive politike në vend, duke përfshirë disa që dyshohet se jan...

Bota 20 Mars 2022, 08:13

LUFTA/ 71 jetimë u evakuuan nga Sumy

UKRAINË- Guvernatori rajonal i Sumy (Ukrainë), Dmytro Zhyvytskyi në një postim në Facebook është shprehur se 71 foshnje janë evakuuar. Sipas Sky news, Zhyv...