Art&Argëtim

Donaldi i dedikon këngën Borës? VIDEO nga BBV, momenti kur i tregon Semit për tekstin

19 Mars 2022, 06:57 Nga DOSJA
Donaldi i dedikon këngën Borës? VIDEO nga BBV, momenti kur i

TIRANË– Aktori i humorit Donald Veshaj do të publikojë ditën e sotme këngën e tij më të re. Teksti i këngës, dhe shkrimi me të cilin ka shoqëruar postimin, janë komentuar shumë nga ndjekësit.

“Ok, unë duhet të bëja diçka. Me shumë dashuri nesër ora 18:00 premierë në YouTube.”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon. Nga ana tjetër në fragmentin e këngës që ai ka postuar, Donaldi dëgjohet të thotë: Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”

Ka mjaftuar ky fragment që ndjekësit të nisin të dyshojnë se kënga mund të jetë një dedikim për njërën nga ish të dashurat e tij.

Disa nga komentete e ndjekësve:

“Po normal që për Borën, këtë frazën ia ka thënë Semit atë ditë që në shtëpi lëshohet kënga TL”

“Ore këtë thënjen idioti jot e kam dëgjuar kur i the Semit se tek TL deshe ta përdorësh”

Këto komente nga ndjekësit lidhen me bisedën mes aktorit dhe Semi Jaupajt ndërsa ishin ende në “Big Brother Vip”. Donaldi i thotë këngëtares se frazën ‘a jam idiot a jam idiot i joti’ dëshironte ta vendoste në tekstin e këngës “TL”.

BISEDA:

Donaldi: Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj ‘a jam idiot a jam idiot i joti’, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.

Semi: Edhe ajo ishte e bukur, po pse s’e vure?

Donaldi: Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër…

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll