Art&Argëtim

‘Sikur shisja drogë, çoja armë në Kosovë’/ Gjergj Leka: Sokol Olldashi më tregoi ç’shkruhej

19 Mars 2022, 12:54 Nga DOSJA
‘Sikur shisja drogë, çoja armë në

TIRANË– Kantautori Gjergj Leka ka zbuluar se vite më parë dikush kishte dërguar një letër se ai shiste drogë. I ftuar në emisionin “Arnautistan” Leka tregoi se kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër i tregoi se shokë të tij kishin dërguar letra, ku pretendohej se kantautori shiste drogë apo dërgonte armë në Kosovë.

Jam i bindur që nëse do gaboja edhe më pak se Elsa Lila, mua do më copëtonin. Sepse i kam ndjerë në kurriz. Kur kam ardhur këtu Sokol Olldashi ishte ministër edhe më tha: ta dish ça letrash kanë ardhur këtu për ty, ti se beson. Unë shisja drogë në Itali, kisha çuar armë në Kosovë në kohën e luftës. Janë shokë të tu tha! Ne prandaj nuk ecim përpara, sepse ne nuk duam njëri-tjetrin. Kam pasur probleme me televizionet ku kam qenë dikur, ku më thoshin ke dashnoren time merre bëje këngëtare. Unë se bëj dot atë. Preferoj të bëj gjërat që i bëj vetë. Jam i lirë pa paguar asnjë kosto”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz gjergj leka sokol olldashi gjergj leka sokol olldashi

Sondazh

Poll