Aktualitet

Aksidenti në Astir, Qyno publikon pamjet: Jemi te Formula 1, aty ku vdiq Xubi i Yzberishtit

19 Mars 2022, 19:38 Nga DOSJA
Aksidenti në Astir, Qyno publikon pamjet: Jemi te Formula 1, aty ku vdiq

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka publikuar pamje nga vendi ku sot ndodhi një tjetër aksident në Astir dhe mbetën të plagosur dy persona. Në një status, krah pamjeve, Qyno shkruan se këmbësori të cilin e përplasi motori kishte marrë dëme të mëdha në krah e këmbë dhe nuk ngrihej dot. Sipas gazetarit, ky segment është me rrezik të lartë pasi mjetet lëvizin me shpejtësi, por as qytetarët nuk mungojnë, ai kujton se në të njëjtën zonë ndodhi dhe aksidenti ku ndërroi jetë Fatmir Avdillari, i njohur si Xubi i Yzberishtit

Statusi i plotë:

VIDEO/Aksident i dytë tek bulevardi “Migjeni”, një kalimtar goditet rëndë me motor, në rrezik për jetën. Brenda një periudhe 10 ditore, në të njëjtin vend pranë bulevardit të Ri “Migjen”, janë rregjistruar dy aksidente, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tre personave. Pas aksidentit të 8 Marsit, ku në mbrëmjen e kësaj dite një motor Picash u aksidentua me një makinë, duke bërë që drejtuesi i motorit të mbetej i plagosur rëndë, një tjetër aksident ka ndodhur në të njëjtin vend. Këtë rradhë një tjetër mjet motor ka goditur një këmbësor që po kalonte në vijat e bardha, duke e lënë të dëmtuar rëndë.

Dëmtime qytetari kishte marrë në krahë dhe në këmbë, duke bërë që ai të mos ngrihej në asnjë moment. Aksidenti i kësaj natyre në këtë pjesë rruge është i përsëritur, pasi ky segment rrugor frekuentohet nga shumë banorë të zonës. Ndërsa mjetet motorike, lëvizin me një shpejtësi të madhe, për shkak të gjerësisë dhe drejtimit të bulevardit, mungesës së semaforëve, por edhe si pasojë e mungesës së piketave apo kurizeve artificialë që duhet ishin në rrugë. Akoma dhe më e rëndë është fakti se në këtë bulevard thuajse çdo natë bëhen gara me motorëm shumë kubikësh, duke të krijuar përshtypjen se jemi në një pistë të “Formula 1”.

Jo më larg se një javë, denoncova një aksident në të njëjtin vend dhe me një të plagosur rëndë. Denoncova dhe mungesën e piketava. Bashkia e Tiranë dhe policia Bashkiake, brenda 10 ditësh vendosi jo piketa, po dy kangjella, që ndalojnë reptësisht hyrjen e makinave nga njëra anë e korsisë në tjetrën. Sërisht nuk u dha asnjë rezultat. Tani ngelet vetëm të kërkoj vendosjen e një semafori dhe kurizeve artificiale në rrugë, me qëllim disiplinimin e këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve motorike. Kujtoj se 50 metra më lart nga ky vend, vdiq “Xubi” i Yzberishtit, për shkak se bënin gara me motora shumë kubikësh.

Aksidenti i ndodhur sot la pas dy të plagosur. Një motor përplasi një këmbësor dhe më pas goditi një mjet, si pasojë, u plagos këmbësori e drejtuesi i motorit që ndodhen në spital. Fatmir Avdillari, i njohur si Xubi i Yzberishtit humbi jetën pasi u përfshi në një aksident të trefishë në bulevardin “Migjeni”. Teksa 45-vjeçari qarkullonte me motomjetin e tij, është përplasur nga dy makina, një “Opel” dhe një “Toyota”. Për pasojë, ndërroi jetë në vend.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne astir elton qyno fatmir avdillari aksident ne astir elton qyno fatmir avdillari

Sondazh

Poll