Aktualitet

Aksident në Astir, motori përplas këmbësorin e ‘godet’ një mjet, dy të plagosur

19 Mars 2022, 19:29 Nga DOSJA
Aksident në Astir, motori përplas këmbësorin e

TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin zyrtar thuhet se një motor me drejtues L. D., ka aksidentuar këmbësorin me inicialet B. M.. Më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin me drejtues personin me iniciale R. Gj.. Për pasojë, drejtuesi i motorit dhe këmbësori janë plagosur e kanë përfunduar në spital. Ngjarja është regjistruar në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.03.2022, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj.. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne astir aksident ne astir

Sondazh

Poll