Aktualitet

Zbardhet PLANI! Protestuesit kërkojnë 2 mln lekë dëmshpërblim nga efektivët: I kemi me foto

19 Mars 2022, 18:24 Nga DOSJA
Zbardhet PLANI! Protestuesit kërkojnë 2 mln lekë

TIRANË– Protestuesit kanë menduar të kërkojnë deri në 2 milionë lekë dëmshpërblim nga efektivët e Policisë së Shtetit për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Pano Soko, gazetari i ekonomisë që ndodhet në shesh e proteston bashkë me qytetarët u shpreh se ata kanë menduar të ngrenë një strukturë avokatësh për të hedhur në gjyq efektivët që kanë ushtruar presion ndaj tyre.

“Ne kemi menduar të ngremë një grup avokatësh. Dhe do tu drejtohemi institucioneve. Do të shkojmë në Gjykata dhe do të kërkojmë dëmshpërblim. Sepse polici nuk funksionon me urdhër si ushtria, funksionon me zbatimin e ligjit, kështu që ligjin e njohin mirë. Dëmshpërblim për dëm psikologjik, moral, për të gjitha. Ligji thotë që mund të marrësh deri në 2 milionë për këtë gjë, aq do marrim nga çdo polic. Se këta s’kanë as numra, do shkojmë në gjyq dhe do ua tregojmë me fytyra të gjithë edhe gjykatës, edhe drejtorit. I kemi me foto,”- tha Soko ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:LIVE- Protestë kombëtare! 24 orë në shesh: Shtrihemi nëse s’plotësohen kërkesat (Zhvillime)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pano soko proteste kunder rritjes se cmimeve pano soko proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll