Aktualitet

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk shpërndamë protestuesit, liruam rrugën

19 Mars 2022, 18:34 Nga DOSJA
Zv.drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk shpërndamë

TIRANË– Luigj Vathi, nëndrejtori i Policisë së Tiranës është shprehur se nuk ka dalë asnjë efektiv që të shpërndajë protestuesit, por vetëm për të liruar rrugën. Në një deklaratë për mediat, Vathi është shprehur se kanë marrë dy letra nga ana e protestuesve dhe i kanë lejuar që të protestojnë në rrugë deri në orën 17:00, ndërsa më pas u është thënë që të kalojnë në trotuar. Ai tha se askush nuk kërkon të cënojë të drejtën e protestuesve.

Pjesë nga prononcimi:

Luigj Vathi, nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Në bazë të një njoftimi që kanë bërë organizatorët, policia ka marrë të gjitha masat, deri në orën 17:00. Pas një kërkese të dytë, ne ju kthyem përgjigje dhe u kërkuam të lirojnë rrugën dhe të qëndrojnë në tortuar. Ju garantoj që polciia nuk ka shpërndarë askënd, thjesht liruam rrugën për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarëvajtjen e transportit publik. Tani ata po protestojnë në trotuar. Ata po protestojnë, janë në të drejtën e tyre. 

Pyetje: Ka një vendim të vitit të kaluar ku thuhet se protestuesit mjafton të njoftojnë dhe…

Luigj Vathi, nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Nuk diskutojmë lirshmërinë e protestës, por thjesht për të liruar rrugën.

LAJM KRYESOR:LIVE- Protestë kombëtare! 24 orë në shesh: Shtrihemi nëse s’plotësohen kërkesat (Zhvillime)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet luigj vathi proteste kunder rritjes se cmimeve luigj vathi proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll